Shumë njerëz kanë tendencë të hanë vakte të rënda gjatë darkës, sepse kjo është koha kur zakonisht janë të lirë nga shqetësimet e punës. Por kur nuk mendohet për atë që konsumohet gjatë natës, në vend që të pushoni të relaksuar dhe të rikuperoheni, mund të keni probleme për të fjetur ose të ju ndërpritet gjumi. Nëse gjatë një periudhe kohore, nuk rregullohen zakonet e ngrënies gjatë natës, ka rrezik të zhvillohen sëmundje të caktuara kronike si diabeti e presioni i gjakut, raporton Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.
Ushqimet që hahen vonë, dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm, duke rritur shanset për obezitet, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru. Sipas Shruti Bharadwaj, Dietologe Klinike e Lartë, këto janë ushqimet që nuk duhet të konsumohen para gjumit për të pasur shëndet më të mirë:
Ushqim i skuqur
Patatet e skuqura ose hamburgeri mund të ndërpresin gjumin, si dhe shkaktojnë probleme gastrike dhe kapsllëk.
Ushqimi pikant
Nëse hani vonë, veçanërisht duhet të shmangni të gjitha llojet e ushqimeve pikante, sepse shkaktojnë siklet dhe sistemi tretës mund ta ketë të vështirë të zbërthejë ushqimin.
Embëlsirat
Sipas Bharadwaj konsumimi i ëmbëlsirave gjatë natës mund të ndikojë në rezistencën tuaj ndaj insulinës, sepse pas darkës në mungesë të aktivitetit fizik, gjatë një periudhe kohore mund të rriten shanset për të zhvilluar Diabet.
Çaj & Kafe
Shumë njerëz, veçanërisht studentët kanë tendencë të pinë çaj dhe kafe për të qëndruar zgjuar gjatë natës. Ndërsa mund të duket se ndihmon për një kohë të shkurtër në ndjenjën aktive, në afat të gjatë mund të çojë në pagjumësi, ankth, cilësi të dobët të gjumit etj.