Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur, Misioni i NATO’s përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter.
“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, ShBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, thuhet në postim.
https://twitter.com/USNATO/status/1316993955851083776?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1316993955851083776%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fushtare-te-rinj-amerikane-nisen-per-ne-kosove%2F