Fjalë Kyçe

Ushtarët e Kosovës vizitohen nga këta fëmijë

Ushtarët e Kosovës vizitohen nga këta fëmijë

Me rastin 11 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, fëmijët e LET Center vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ata patën nderin të takojnë ushtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës dhe të eksploronin ambientet e FSK-së.

Bashkëbisedimi me ushtarë ishte pjesa e tyre e preferuar. Ata mësuan më shumë rreth detyrave dhe funksionimit të FSK-së.

Në kuadër të këtij takimi, fëmijët patën rastin të shikonin një dokumentarë së bashku me pjestarët e FSK-së.

Fëmijët gjithashtu vizituan bibliotekën e pasur me llojshmëri të librave dhe kaluan kohë të paharrueshme.

LET Center ju uron 11 përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës të gjithë ushtarëve dhe pjesëtarëve të FSK-së dhe i falënderon përzemërsisht për këtë ditë madhështore.