Agresori rus po vazhdon ende në Ukrainë, atje po zhvillohet një luftë e vrazhdë ndaj civilëve ukrainas.
Ndërkaq Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar fotografi të pajisjeve ushtarake që po i sekuestron nga ushtria ruse.
Ata pretendojnë se eprorët rusë po u japin ushtarëve të tyre jelek antiplumb të përdorur – ku shumë prej tyre janë të shpuar e madje të gjakosur.
Мобілізованих росіян забезпечують списаними бронежилетами
Подробиці: https://t.co/PIUWynd6X1 pic.twitter.com/WSLRIqPlCe
— Defence intelligence of Ukraine (@DI_Ukraine) April 14, 2022
Ndryshe gjatë ditës së sotme është publikuar edhe një audio-incizim, ku një çift bashkëshortor diskutojnë në telefon dhe ajo në një moment burrit të saj që është ushtar rusë në Ukrainë, i jep leje për të përdhunuar gratë ukrainase.