Një “super-top” që po testohet nga ushtria amerikane e ka goditur me sukses dhe me saktësi cakun rreth 70 kilometra larg.
Testimi u krye në një zonë për ushtrime ushtarake në Arizona të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte goditja më e largët me gjuajtje me top në historinë ushtarake të këtij vendi.
Topi kësaj radhe e arriti largësinë për të cilën është ndërtuar pasi në muajin mars e kishte qëlluar cakun në largësi prej rreth 65 kilometrave, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.