Ushtrimet i kanë obligim për çdo mëngjes. Edhe trajnimet me armë të gjata i kanë të shpeshta.
Ushtria e Kosovës është e pajisur me këto armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë. Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.
Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK’së, Rrahman Rama.
Gjenerali Rama, bënë të ditur se për çfarë mjete kanë nevojë të furnizohen ushtarët e Kosovës.
E pos pajisjeve të blinduara, tani ushtria e Kosovës po mendon të krijojë edhe flotë ajrore.
Rama, thotë se po mendojnë që të pajisen me helikopterë.
Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri.
Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.