Ferencvaros ka barazuar me skuadrën e Kisvarda në kuadër të xhiros së 18-të të OTP Bank Liga, në Hungari.
Protagonist i kësaj ndeshje ishte Myrto Uzuni, i cili është bërë njëri nga lotjarët më të rëndësishëm në futbollin hungarez me paraqitjet e tij fantastike në Ligën e Kampionëve dhe në OTP Bank Liga, transmeton lajmi.net.
Ferencvaros qëndron në vendin e parë në tabelë me 43 pikë gjithsej, ndërsa mysafirët mbajnë pozitën e tretë me 28 pikë.
Fillimisht, ishin mysafirët të cilët dolën në avantazh në pjesën e parë, përmes R. Jelena në minutën (39′).
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Kisvarda.
Në pjesën e dytë, vendasit u treguan më agresivë, po rridhte minuta e (56′) kur Myrto Uzuni shënoi gol për të barazuar shifrat.
Sulmuesi shqiptar u gjend në zonë në momentin e duhur dhe shënoi gol, ky ishte goli i tij i pestë në ligë.
⚽️ M. Uzuni pic.twitter.com/IHOt795dwf
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) January 30, 2021