Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka njoftuar se vajza e saj e cila ishte angazhuar vullnetare kundër pandemisë së Emergjencë ka rezultuar pozitive me coronavirus.
Haxhiu thotë se përveç vajzës së saj positive kanë dale edhe disa kolegë të saj.
Postimi i Haxhiut në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Pas katër muaj përkushtimi e angazhimi vullnetar ne vijen e parë kundër Pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashk me disa kolegë shendetësor kan rezultuar pozitiv pas testit te fundit me COVID 19-të.
Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë iu dëshiroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’iu kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur COVID-19 – të.
Shërim të shpejtë!
https://www.facebook.com/teuta.haxhiu.7/posts/2914910858631772