Një grua 24-vjeçare nga Wisconsin dyshohet se vrau dhe copëtoi të dashurin e saj gjatë një seance seksuale nën efektin e drogës duke hedhur kokën e tij në një kovë dhe këmbët e tij në një tenxhere.
Taylor Schabusiness, më pas dyshohet se i tha policisë se “do të argëtoheshin duke u përpjekur të gjenin të gjitha organet”, raportoi Daily Mail.
Viktima e gjymtuar në krimin e kobshëm të së enjtes ishte një burrë 25-vjeçar nga Green Bay, të cilin hetuesit nuk e kanë identifikuar.
Të martën, Schabusiness bëri paraqitjen e saj të parë në Gjykatën e Qarkut Brown përmes video-konferencës me akuzat për vrasje me dashje të shkallës së parë, gjymtim të një kufome dhe sulm seksual të shkallës së tretë.