Kanë kaluar 15 ditë që kur prindërit nuk din asgjë për vajzën e tyre.
Mëngjesi i 13 marsit, ishte hera e fundit kur familja Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës e pa vajzën e tyre 15 vjeçe Edonën.
Rasti ishte lajmëruar në polici një ditë pas largimit të saj nga shtëpia, por ende nuk kanë ndonjë informacion. Ndërkohë, ata edhe vet po e kërkojnë të bijën.
E ëma Hida, thotë se nuk ka parë asgjë të pazakontë tek vajza, as një ditë para se të ndodhte rasti.