Fjalë Kyçe

Vajza nga Prishtina rrahu nënën e saj, përfundon në burg

Vajza nga Prishtina rrahu nënën e saj, përfundon në burg

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurës F.P për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj N.P.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.P., për shkak të veprës penale Dhunë në familje nga neni 248 par. 1 lidhur me par.2 të KPRK-së.

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës F.P. në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka vlerësuar se nëse e pandehura F.P. do të jetë në liri, e njëjta do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek e dëmtuara – nëna e saj N.P., po ashtu ekziston rreziku se e pandehura mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, ku ndaj të njëjtës me datë 26.03.2020 gjykata i kishte caktuar urdhër për mbrojtje ndaj të palës së mbrojtur N.P,. andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.