Një fëmije 3 vjeçar është shpëtuar sot prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër.
Sipas burimeve lokale,vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur. Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit,marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.
Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh,dhe drejtimi ishte drejtë gjirit të Korinthit.
Familjarët po e kërkonin në panik vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë,dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar seku u gjet fëmija.
Nën shoqërimin e rojes bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë,pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë hetime lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Për momentin behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhenë shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.