Programi i vaksinimit i Izraelit po tregon prova që ka ulur numrin e infektimeve te personat mbi 60 vjeç. Sipas BBC, kjo tregon që jo vetëm izolimi, po dhe vaksina mund të jetë një faktor i rëndësishëm për numrin e infektimeve.
Shifrat e Ministrisë izraelite të Shëndetësisë tregojnë se 531 njerëz mbi 60 vjeç, nga pothuajse 750,000 të vaksinuar, rezultuan pozitivë me Covid-19. Ndërsa personat që u shtruan në spital ishin vetëm 38.
Para se të aplikohej vaksina, në vend ishin regjistruar më shumë se 7000 infeksione ditore dhe rreth 300 vdekje. Sipas të dhënave të MSH, infeksionet dhe vdekjet u ulën vazhdimisht pas 14 ditësh të marrjes së dozës së parë.
Ndërsa numri më i ulët i infektimeve te njerëzit u regjistrua shtatë ditë pas dozës së tyre të dytë të vaksinës. Izraeli ka aplikuar dozat e para dhe të dyta jo më shumë se tre javë diferencë nga njëra-tjetra.