Fjalë Kyçe

Vaksinojeni botën! Investimi më i mirë ndonjëherë

Vaksinojeni botën! Investimi më i mirë ndonjëherë

Le të fillojmë me një pyetje të shpejte kuizi: Cili është investimi me fitimin më të madh që mund të mendoni? Kapitali privat? Një fond mbrojtës?

Ka diçka që është shumë më e kthyeshme: një fushatë globale për të vaksinuar njerëzit e vendeve të varfra.

Deri më tani Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera “udhëheqëse” të G7 në të vërtetë nuk kanë treguar lidership në luftimin e pandemisë globalisht. Nacionalizmi amerikan për vaksina nënkupton që ne jemi duke grumbulluar edhe vaksinat edhe materialin për t’i përgatitur ato, në mënyra që shkohet në vdekje të panevojshme jashtë vendit dhe gjithashtu minojnë shërimin tonë.

“Është një dështim i madh moral i G7-ës”, ka thënë ekonomistja franceze, Esther Duflo, e cila është edhe laureat e Nobelit për ekonomi. “Ne jemi të fokusuar në problemet tona dhe nuk mund të shohim përtej”.

Abhijit Banerjee, burri i saj, që po ashtu është laureat për çmimin Nobel në ekomoni në Institutin për Teknologji Massachusetts, ka shtuar se për shkak të rreziqeve të varianteve që dalin nga vendet e varfra, “nuk është vetëm një dështim i madh, por unë mendoj se ai do të na kthehet neve”.

Sigurisht që kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Bëhet fjalë për jetë. Bëhet fjalë për trajektoren e njerëzimit. Por për ata që peshojnë kostot për të orientuar busullën e tyre morale, një letër e re nga Fondi Monetar Ndërkombëtar jep shifra që theksojnë rëndësinë e investimit në vaksinat globale.

FMN-ja kalkuloi që duhet një investim urgjent prej 50 miliardë dollarësh – tani! – kryesisht nga vendet e pasura për njerëzit e vendeve të varfra që do jepnin një rendiment shtesë ekonomik prej 9 trilionë dollarësh deri në vitin 2025, duke kontrolluar fillimisht pandeminë.

Ky do të ishte kthim nga investimi prej rreth 267 përqind në vit për katër vjet, sipas ekspertëve me të cilët fola. Në të kundërtën, një studim i Universitetit të Oksfordit gjeti se kthimi mesatar nga kapitali privat prej vetëm 11 përqind në vit.

Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, thotë se ky investim në vaksinat globale do të ishte ndoshta “kthimi më i lartë i investimeve publike në historinë moderne”. Qëllimi është të vaksinohen të paktën 40 përqind e popullsisë globale deri në fund të këtij viti dhe të paktën 60 përqind deri në gjysmën e parë të vitit 2022.

Vendet e pasura do të ishin shumë më mirë ekonomikisht me një fushatë globale të vaksinimit që do të frenonte pandeminë, saqë do gjeneronin 1 trilion dollarë në të ardhurat nga taksat, ka kalkuluar FMN. Me pak fjalë, kjo iniciativë me vaksina do të paguante veten shumë herë më shumë sesa thjesht të ardhurat shtesë.

Ajo që është në rrezik është mirëqenia e specieve tona. Për dekada, njerëzit kanë shijuar progresin e jashtëzakonshëm kundër varfërisë ekstreme, analfabetizmit, sëmundjeve, verbërisë dhe urisë.

Por për shkak të koronavirusit, ne jemi kthyer prapa. Kur virusi shkatërron një vend me të ardhura të ulëta, vajzat e reja lënë shkollat dhe martohen. Marrja e vitaminës A mund të anashkalohet, duke shkaktuar mungesa të mikroelementeve që çojnë në më shumë verbëri dhe vdekje.

Ushqimet që hanë fëmijët që nuk marrin ilaçet për heqjen e parazitëve do të ushqejnë më shumë parazitet sesa trupin dhe trurin e tyre, duke i lënë anemikë dhe të kequshqyer. Gratë nuk mund të marrin kontracepsion ose kujdesin e nënës – disa mund të vdesin gjatë lindjes ose pësojnë lëndime në lindje si fistulat.

E gjithë kjo kërcënon të zmadhojë pabarazinë globale.

“Një grup i vogël vendesh që prodhojnë dhe blejnë shumicën e vaksinave të botës kontrollojnë fatin e pjesës tjetër të botës”, ka thënë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Kriza e vazhdueshme e vaksinave është një pabarazi skandaloze që po e bën të përjetshme pandeminë. Më shumë se 75 përqind e të gjitha vaksinave janë administruar në vetëm 10 vende”.

Më pak se 1 përqind e popullsisë në vende si Zambia, Sudani dhe Taxhikistani janë vaksinuar edhe atë me vetëm një dozë të vaksinës.

Sigurisht që është e kuptueshme që udhëheqësit e vendeve duan që t’ju japin prioritet qytetarëve të tyre, por derisa rezervat e vaksinave rriten, ne duhet të fokusohemi që të luftojmë koronavirusin në mbarë botën – jo vetëm sepse është gjëja e duhur për të bërë, por edhe sepse është në interesin tonë kombëtar.

Virusi që ne e injorojmë në Zambia mund të inkubojë një virus që nga kundërpërgjigjet neve. Ne gjithashtu kemi shansin që të përdoim këtë iniciativë për të rindërtuar vullnetin e mirë dhe fuqinë e butë* që u holluan gjatë presidencës së Trumpit dhe disa prej tyre ndoshta na ndihmojnë neve për të bërë progres në konferencën e ardhshme për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkaura në nëntor.

Sinqerisht jam pak skeptik ndaj numrave të FMN-së, sepse ata përfshijnë supozime të vështira dhe vaksinimi në vendet e varfra është proces i tensionuar. Covax, përpjekja ndërkombëtare për vaksina, punon heroikisht në vende të vështira ku progresi është tepër i përpiktë. Sudani i Jugut, për shembull, la të skadojnë rreth 59,000 doza të vaksinës para se të mund të përdoreshin.

Ky është një shans për presidentin Biden të ngritet dhe të shpallë lidershipin e Shteteve të Bashkuara në G7 në një mënyrë që do të përfitojë e gjithë bota dhe gjithashtu të mbrojë ekonominë amerikane.

“Ne dimë si t’i japim fund kësaj pandemie”, ka thënë Seth Berkley, drejtori ekzekutiv i Gavi, the Vaccine Alliance.

“Do të ishte pothuajse kriminale të mos na jepni mundësinë për të kryer misionin tonë”.

Nicholas Kristof ka qenë kolumnist i The Times që nga vitit 2001. Ai ka fituar dy çmime Pulitzer, për mbulimin e Kinës dhe të gjenocidit në Darfur.

*Fuqi e butë në politikë është aftësia për të tërhequr dhe kooptuar, sesa për të detyruar. Me fjalë të tjera, fuqia e butë përfshin formësimin e preferencave të të tjerëve përmes tërheqjes dhe apelimit.