Fjalë Kyçe

Valbon Krasniqi: Po kalojmë në situatë jashtëzakonisht të rëndë, por kemi shtretër

Valbon Krasniqi: Po kalojmë në situatë jashtëzakonisht të rëndë, por kemi shtretër

Drejtori i Shërbimit, Spitalor, dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se shteti ynë po kalon në situate të rëndë në përballjen me coronavirus.

Ai ka thënë se përkundër se numri i personave të infektuar është rritur, ende ka shtretër të lirë.

“Po kalojmë në situatë jashtëzakonisht të rëndë, por kemi shtretër. Spitalet rajonale kush më shumë e kush më pak kanë shtretër”, tha Krasniqi, në T7.

Ai ka thënë se nuk ka ende ilaç dhe as vaksinë anti-covid, andaj duhet të respektohen masat.