Sot nuk ka numërim të votave të diasporës!
Kështu ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor pas përgjigjes së marrë nga Gjykata Supreme që vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të votave të ardhura nga diaspora.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, bëri me dije se nuk ka nevojë të kontestohet vendimi i Supremes pasi që sipas saj duhet respektuar ky vendim dhe të nisin punën sa më parë.
Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi, po konsideron se nuk është në rregull që të numërohen vetem votat e diasporës e të përjashtohën edhe mbi 1 mijë e 700 pako të ardhura më 17 tetor.
Ndërsa për Sami Hamitin nga LDK, vendimi i Supremes përbënë precedent.
Ai tha se me këtë po shkelet Ligji për zgjedhjet duke e bastarduar këtë proces zgjedhor që sipas Hamitit ka shkuar për mrekulli më 6 tetor
Kurse Adnan Rrustemi nga VV, deklaroi se vendimi i Supremes është shumë i drejtë që ka vendosur pro numërimit të votave nga diaspora.