Zëvendësuesi Hugo Duro e ka shpëtuar Valencian nga humbja kundër Atletico Madridit, duke i shënuar dy gola në kohën shtesë për ta arritur njërën prej rikthimeve më të papara nga 1:3 në 3:3.
Atletico po fitonte 3:1 deri në minutën e 92-të në Mestalla, falë golave nga Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Sime Versajko, por dy gola të shpejtë në kohën shtesë nga Duro, pasi Stefan Savic kishte shënuar autogol paraprakisht.
Ky barazim, i treti në pesë ndeshjet e fundit, e lë kampionin në fuqi në vendin e katërt në La Liga, pesë pikë mbrapa liderit Real Madrid, shkruan Express.
Për dallim nga sezonet e kaluara, skuadra e Diego Simeones i pa pranuar hiç më pak se 13 gola në 12 ndeshje deri tani këtë sezon, që është e pazakontë për stilin e lojës së argjentinasit.
Valencia, e cila ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ngel e 10-ta me 17 pikë pas 12 ndeshjeve.