Valon Berisha sot ka bërë debutimin me klubin e ri Fortuna Dusseldorf.
26 vjeçari debutoi në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt ku e nisi si startues, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë, 1:1.
Gjatë ndeshjes ai pati gjithsej 42 prekje të topit si dhe 89% të pasimeve i kishte të sakta.
Mesfushori kosovar u largua nga loja në minutën e 77-të. Për aq kohë sa ishte në fushën e blertë ai nga web-site ‘Sofascore’ u vlerësua me notën 6.7