Valon Berisha ditën e enjte është zyrtarizuar te Fortuna Dusseldorf në Bundesligë.
Mesfushori i Kosovës, vendosi të largohej nga Lazio, për t’iu bashkuar në huazim skuadrës gjermane deri në fund të sezonit, me mundësi blerje.
“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë”, ka deklaruar Valon Berisha për faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.
Berisha te Fortuna Dusseldorf do të mbajë fanellën me numër 10.
26 vjeçari pritet të debutojë në fundjavë në fanellën e Fortunas, kur në shtëpi presin Eintracht Frankfurt.