Valon Syla tregon se çfarë i thanë gjakovarët për Arbërie Nagavci: Ka vjedh domestos në një shkollë në Gjakovë
Gazetari dhe opinionisti Valon Syla, ka thënë se disa qytetarë nga Gjakova i kanë treguar atij se Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes (VV), kishte vjedhur domestos në një shkollë fillore në këtë qytet, shkruan Gazeta Metro.
Tash e disa ditë emri i Arbërie Nagavcit po lakohet si emrat e mundshëm për pozitën e Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë në ardhje.
E pavarësisht se ende nuk është vendosur përfundimisht për këtë çështje, nëpër rrjete sociale kanë filluar reagimet.
Njëri prej atyre që ka reaguar është edhe gazetari Valon Syla, i cili ka treguar se e kanë telefonuar disa qytetarë nga Gjakova dhe se i kanë thënë se Nagavci ka vjedhur një produkt pastrimi në një shkollë në këtë komunë.
“Arberie Nagavci, shefe e Arsimit. Më thirrën do gjakovar në telefon, tha ajo domestosin e Shkollës Fillore, në Gjakovë e kish vjedh 1 herë”, ka shkruar Syla.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
