Fjalë Kyçe

Valverde deklarohet për lëndimin e Messit

Valverde deklarohet për lëndimin e Messit

Ernesto Valverde ka folur për Lionel Messin në prag të ndeshjes me Getafen.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka pësuar një lëndim në fitoren 2:1 të Barcelonës ndaj Villarrealit në mesjavë, duke mos qenë i gatshëm të vazhdonte në pjesën e dytë.

Barcelona përmes një komunikate ka konfirmuar lëndimin e yllit të skuadrës, pa dhënë kohën se sa do të mbetet jashtë fushave.

Mungesa e tij kundër Getafes në fundjavë, tashmë është konfirmuar, por besohet se ai do të mungojë edhe kundër Interit, në Ligën e Kampionëve.

“Si është Messi? Nuk e di. Shpresoj të kthehet së shpejti. Nuk është lëndim i rëndë. Është një zgjatje dhe duhet të presim”, u përgjigj Valverde në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Si ndikon lëndimi i ri i Messit? Njësoj si më parë. Nëse është me ne, jemi më të fortë, por kemi skuadër për të menaxhuar mungesën e tij. E kemi bërë edhe më parë”.