Fjalë Kyçe

Valverde komenton Valencian para ndeshjes së madhe

Valverde komenton Valencian para ndeshjes së madhe

Barcelona do ta ketë një mision shumë të vështirë në fundjavë, në kuadër të La Ligas.

Skuadra katalane do të përballet me skuadrën e Valencias, para publikut të saj në “Camp Nou”.

Kjo ndeshje do të jetë mjaft e vështirë duke pasur parasysh se Barca luajti edhe në kuadër të “Copa del Rey”, kundër Sevillas.

Para ndeshjes, Valverde ka bërë të ditur se është në dijeni për ndeshjen e vështirë dhe kualitetet e Valencias.

“E shoh Valencian shumë të ngjashme me vitin e kaluar. Ata kishin sukses të madh në fillim dhe fituan shumë pikë” ka thënë trajneri i Barcës.

Barcelona dhe Valencia do të përballen nesër (2 shkurt), me fillim nga ora 18:30, në “Camp Nou”.