Ernesto Valverde beson se derisa Lionel Messi i bën kundërshtarët e tij të vuajnë duke i mposhtur, ata e shijojnë madhështinë dhe golat e tij të mrekullueshëm në të njëjtën kohë.
Barcelona e ka krijuar një epërsi prej 10 pikëve në krye të renditjes tabelore në La Liga pas fitores bindëse 4:1 kundër Real Betisit të dielën në stadiumin Beniot Villamarin, falë het-trikut të Messit pas të cilit argjentinasi u duartrokit nga tifozët kundërshtarë, transmeton Gazeta Express.
Kjo s’e ka habitur trajnerin e Barçës, Ernesto Valverden, duke theksuar se ai bëri një ndeshje madhështore ndaj Betisit.
Goli i tretë i Messit ishte një bukuri e rrallë, pasi argjentinasi e paraboloi Pau Lopezin nga cepi i zonës së rreptësisë, duke bërë që i tërë stadiumi Villamarin të ngrihet në këmbë dhe t’i duartrokas, derisa disa tifozë të tjerë edhe ia brohoriten emrin atij.
“Kundërshtarët tanë vuajnë për shkak të Messit, por ata edhe e shijojnë atë. ai pati ndeshje të jashtëzakonshme sonte, duke i shënuar tri gola dhe duke krijuar të katërtin”, tha Vlaverde pas ndeshjes.
“Publiku e njeh talentin e tij, atyre u pëlqen ta shohin atë në kulmin e paraqitjeve të tij dhe e respektojnë për lojtarin që është”, shtoi ai.