Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë sinjale se skuadra katalane është duke punuar për një tjetër nënshkrim gjatë këtij afati kalimtar.
Barcelona ka bërë një nga transferimet më të mëdha gjatë këtij afati kalimtar, duke nënshkruar me Antoine Griezmann, për shumën e 120 milionë eurove.
Përkundër këtij fakti, kampionët e La Liga janë duke punuar edhe për një tjetër transferim, i cili do të mbulonte krahun e majtë të mbrojtjes.
Junior Firpo është lojtari që është afër të kalojë në ‘Camp Nou’, i cili do të ishte një mbështetje e madhe për Jordi Alba.
Disa fjalë rreth këtyre lëvizjeve të mundshme ka thënë edhe trajneri Ernesto Valverde, i cili ka dhënë sinjale se skuadra nuk është ‘dorëzuar’ në këtë merkato.
“Është e vërtetë se kemi pasur probleme në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është e mundur që dikush të transferohet” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.
“Por, ne jemi të hapur në market deri në ditën e fundit, dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh” ka shtuar trajneri.
Skuadra katalane aktualisht është duke zhvilluar ndeshjet e fazës parasezonale, në Japoni, ku nesër luan ndeshjen e fundit, kundër Vissel Kobe.