Ndoshta e keni vënë re se Lionel Messi nuk e kërkon kontaktin me top në çdo fillim të ndeshjes.
Argjentinasi nuk duket i angazhuar në fillimet e ndeshjes, duke i ikur çdo kontakti me top, dhe prapa kësaj qëndron një arsye gjeniale.
Rreth kësaj ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili ka zbuluar se ka një arsye rreth këtij veprimi të 31 vjeçarit.
55-vjeçari, i cili zëvendësoi Luis Enrique si trajner në “Camp Nou” në vitin 2017, tha për “The Financial Times”: “Ju nuk mund të mendoni, por duhet të luani kur jeni në fushë.
Sidoqoftë, e pranoj se Lionel Messi bën përjashtim nga kjo metodologji”.
Messi në minutat e parë të ndeshjes qëndron i rezervuar, injoron lojën me topin dhe vëzhgon mbrojtjen kundërshtare.
“Messi përdor minutat e parë të çdo ndeshje për të analizuar”, ka thënë Valverde.
“Ai e injoron topin dhe ecën rreth mbrojtjes kundërshtare, duke fiksuar pozitën e secilit lojtar në kokën e tij”. /GazetaAlo