Fjalë Kyçe

Van de Beek i ofrohet Barcelonës

Van de Beek i ofrohet Barcelonës

Man Utd flitet se do ta largojë Donn van de Beek.

Sipas gazetës ‘Marca’, Manchester United po tenton ta shesë Van de Beek gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se drejtuesit e “Djajve të Kuq” ia kanë ofruar futbollistin e tyre skuadrës së Barcelonës.

‘Blaugranët’ janë në kërkim të një mesfushori por vetëm në formë huazimi, pasi janë duke kaluar periudhë të vështirë financiare.

Thuhet se drejtuesit e klubit spanjoll do të mund të përfshinin në marrëveshje Samuel Umtitin për të arritur shërbimet e mesfushorit holandez.