Fjalë Kyçe

Vapë përvëluese, i nxehti vret 7 persona

Vapë përvëluese, i nxehti vret 7 persona

Shtatë persona raportohen të vdekur në Europë për shkak të temperaturave të larta.

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat janë shënuar në Francë, Spanjë dhe në Itali. Temperaturat në shtetet e Europës kanë arritur deri në 45.9 gradë celsius.

Temperaturat ekstremisht të larta janë bërë shkak dhe për zjarret masive në pyjet e Katalonjës, në veri-lindje të Spanjës.

Franca mbylli dhe shkollat pasi nxënësit dhe studentët e kishin të pamundur të vijonin procesin mësimor. Temperatura të larta janë shënuar dhe në Berlin.

Ekspertët shprehen se temperaturat e larta në Europë,vijnë si pasojë e grohjes globale.