Fjalë Kyçe

VAR e dëmtoi dy herë Porton ndaj Liverpoolit

VAR e dëmtoi dy herë Porton ndaj Liverpoolit

Mohamed Salah ishte tejet me fat mbrëmë në ndeshjen, Liverpool – Porto.

Liverpool fitoi 2 me 0 ndaj Portos në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salah mund ta pësonte keq mbrëmë, pasi shkaktoi një ndërhyrje hororr në lojtarin kundërshtar, përcjell lajmi.net.

Egjiptiani kishte ndërhyrë direkt në këmbën e mbrojtësit të Portos, Danilo Pereira, gjersa gjyqtari nuk ishte konsultuar me VAR-in.

Gjithashtu, në fillim të ndeshjes, Trent Alexander-Arnold kishte luajtur me dorë në zonën e rreptësisë, mirëpo as kjo skenë nuk ishte shikuar në VAR.