Fjalë Kyçe

Varane zbulon planin ‘anti-Messi’: Ai nuk është një kundërshtar normal

Varane zbulon planin ‘anti-Messi’: Ai nuk është një kundërshtar normal

Nëse kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi trajtohet si një kundërshtar normal, do të përfundojë vetëm në mjerimin e El Clasico për Real Madrid, ka paralajmëruar Raphael Varane.

Francezi dhe bashkëlojtarët e tij te Reali do ta mundohen të ulin ndikimin e yllit argjentinas në sfidën e sontme.

Luis Suarez dhe Antoine Griezmann tashmë kanë shënuar katër gola në dhjetor dhe sigurisht problemi rritet për Los Blancos, përcjell lajmi.net.

“Ai është një lojtar special dhe ju nuk mund të mbroheni ndaj tij si çdo lojtar tjetër”, tha Varane.

“Ai ka karakteristikat e tij dhe kërkon përqendrim të madh nga ju dhe ju duhet ta ruani atë së bashku me shokët tuaj të skuadrës”.

“Është një përpjekje kolektive… ne duhet t’i lëmë atij sa më pak hapësirë të jetë e mundur”.