Kjo është gjendja e varrezave të martirëve e dëshmorëve në Fushë Kosovë.
Por, krejt ndryshe dukeshin një ditë më parë. Krejt kjo kishte ndodhur si pasojë e reshjeve të shiut.
E kjo gjendje po i brengos shumë Familjen Mirena, të cilëve iu vranë 16 anëtare gjatë Luftës e që janë të varrosur këtu.
Njëra nga anëtarët e familjes thotë se këto varreza mbulohen nga uji shumë shpesh.
Ajo shton se ndihet keq kur vajzat e saj e pyesin për gjendjen e varrezave.
‘’Kur i kom pa ne uje, edhe qikat kur me kan vete pse oj nane ne uje, i thash jon myte oj nane ne lufte tash i mer edhe uji ‘’
Ajo në mes lotësh tregoi se një ditë më parë për festë të Fitër Bajramit u nisën për në vizitë tek këto varreza.
Po për shkak te gjendjes së keqe u detyruan të kthehen në shtëpi me lule në dorë.
E një anëtare tjetër e familjes po i fajëson institucionet për këtë punë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës shfajëson qeverisjen lokale për gjendjen e varrezave të dëshmorëve.
Topalli thotë se këto varreza janë te rregulluara në mënyrën më të mirë te mundshme.
Pos tek varrezat e dëshmorëve, gjatë ditës së mërkurë vërshime ka pas edhe në pjesë të tjera të Fushë Kosovës.