Të shumta janë premtimet të cilat bëhen gjatë fushatave elektorale nga kandidatët për kryetar të komunave në vend.
Qytetarët gjatë fushatave shpesh herë ndeshen edhe me premtime nga më të mëdha, por që në realitet nuk arrihen të plotësohen as kërkesat e tyre minimale.
Për të parë se në çfarë “katrahure” janë qytetet e Kosovës, mjafton t’i vizitosh varrezat.
Derisa dihet se në pranverë barishtet e shumta janë veçse më problematike, duket se komunave nuk po u bëhet fare vonë për gjendjen e tyre.
Anipse kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ditë më parë tha se janë duke u pastruar varrezat e qytetit, ato nuk janë aspak në gjendje më të mirë.
Siç duket “pastrim i varrezave” për Hysenin ka përfshirë vetëm prerjen e një pjese të barishteve që ndodheshin poshtë varrezave.
Mjafton të vizitosh dy nga hyrjet e tjera tek varrezat në Gjilan, e kuptohet shumë mirë se si janë lënë ato.
Që nga data kur Hyseni tha se po bëhet pastrimi pra më 30 maj, deri më sot 5 qershor Komuna e Gjilanit nuk ka qenë në gjendje që të përfundoj pastrimin.
Kjo gjendje e varrezave në Gjilan është e kamotshme, e tash e sa vite madje nuk po bëhet zgjidhja e lokacionit të ri, derisa në vendin ku janë tani ka jashtëzakonisht numë të madh të qytetarëve të cilët janë varrosur aty.