Katër anëtarët e familjes Gushi janë varrosur sot, ata vdiqën si pasojë e një aksidentin që ndodhi dje, në autostradën Fier –Vlorë.
E.G., 44 vjeç, gruaja e tij, S. G. dhe dy vajzat e tyre të mitura janë varrosur nga të afërm dhe qytetarë të Patosit.
Familja Gushi jetonte në Greqi. Ata ishin kthyer në Shqipëri dhe në momentin e aksidentit po udhëtonin për në jug për të kaluar pushimet verore. /tvklan.al/