Fjalë Kyçe

Vasfije Krasniqi pas votimit të Qeverisë Hoti: E turpshme!

Vasfije Krasniqi pas votimit të Qeverisë Hoti: E turpshme!

Pas votimit të Qeverisë Hoti, ka reaguar njëra nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi.Ajo përmes një postimi në Twitter, ka shpërndarë një postim të kryeministrit të ri, Avdullah Hotit të vitit 2018, ku ai kishte deklaruar se “LDK-ja nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”.

Krasniqi e ka shpërndarë atë duke shkruar shkurt “e turpshme”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.