Fjalë Kyçe

Vashat dardane gati për të marrë rezultat pozitiv ndaj Rusisë

Vashat dardane gati për të marrë rezultat pozitiv ndaj Rusisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra do të ndeshet sot me Rusinë, ndeshje e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Euro2021.

Në seancën e fundit stërvitore përzgjedhësja, Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha skemat e mundshme të lojës, duke e njohur kundërshtarin nga ndeshja e parë.

Me këtë rast futbollistet punuan në lojën mbrojtëse por edhe kundërsulmet e mundshme.

Ndeshja ndërmjet Rusisë dhe Kosovës do të zhvillohet të premtën (sot) më 27 nëntor në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor” në Manavgat. Kjo përballje fillon nga ora 17:00.

Pas katër ditësh, saktësisht më 1 dhjetor Kosova sfidon Holandën dhe njëherit mbyll këtë cikël kualifikues për Kampionatin Evropian “Anglia 2021”.