Fjalë Kyçe

Vashat e Kosovës fitojnë medalje në Kamionatin Evropian të Basketbollit

Vashat e Kosovës fitojnë medalje në Kamionatin Evropian të Basketbollit

Ekipi kombëtar i vashave i Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në në debutimin e tyre në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Shtete të Vogla të dielën në Qipro.

Kosova e mundi Maltën 70:60 me një rikthim fantastik në çerekun e fundit, për ta zënë vendin e tretë në këtë turne, raporton Gazeta Express.

Vashat malteze mbizotëruan për pjesën më të madhe të takimit por kosovarët u rikthyen bujshëm në çerekun e fundit dhe ia dolën ta përmbysin rezultatin në të mirë të Kosovës.

Dardanet kishin humbur në gjysmëfinale nga Irlanda 86:72 një ditë më herët.

Kosova doli e dyta në fazën grupore duke me një fitore, ndaj nikoqires Qipros, dhe një humbje ndaj Luksemburgut.

Gjashtë ekipe morën pjesën në këtë turne pesëditor, Andorra, Qipro, Irlanda, Kosova, Luksemburgu dhe Malta.

Në finale do të takohen Irlanda dhe Luksemburgu.