Fjalë Kyçe

Vazhdojnë largimet nga Prishtina

Vazhdojnë largimet nga Prishtina

Skuadra e Prishtinës duket se ka vendosur të bëjë një revolucion nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi. Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) janë konfirmuar largime të shumta nga klubi kryeqytetas.

Atyre iu është bashkëngjitur portieri Eglant Haxho, i cili me klubin bardhekaltër e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin.

Gardiani nga Shqipëria ka luajtur në kryeqytet që nga korriku i vitit 2019 duke dhënë kontribut në titullin kampion të fituar në edicionin 2019/2020 si dhe trofeun e Superkupës.

Haxho e ka ruajtur portën e Prishtinës në 46 ndeshje teksa në 17 sosh e ka mbajtur të paprekur. Ai ka pritur edhe katër penallti.

Futbollisti i radhës që largohet nga Prishtina është mbrojtësi Ahmet Haliti. Ky i fundit iu bashkua bardhekaltërve në pjesën e dytë të edicionit të kaluar, derisa është përballur edhe me një lëndim duke mos arritur që ta shfaqë më të mirën e tij.

Haliti është paraqitur vetëm në një ndeshje me Prishtinën, skuadër me të cilën ka luajtur edhe vite më parë.