Luftime të reja shpërthyen të hënën midis forcave të Armenisë dhe të Azerbajxhanit për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit e akuzoi palën armene për mosrespektimin e marrëveshjes humanitare të armëpushimit, të negociuar më 10 tetor në Moskë, duke thënë se ajo “vazhdimisht ka bërë përpjekje t’i sulmojë pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit”.
Azerbajxhani “tani është duke granatuar frontin jugor”, tha zëdhënësja e ministrisë, Shushan Stepanian.
Në anën tjetër, zyrtarët armenë në Nagorno Karabak thanë se 45 ushtarë janë vrarë në luftimet me Azerbajxhanin, duke e çuar në 525 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë qëkur kanë nisur luftimet më 27 shtator.
Këto janë luftimet më të rënda që nga armëpushimi i vitit 1994 midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Qindra ushtarë dhe civilë raportohet të jenë vrarë.
Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, rajoni i Nagorno Karabakut qeveriset nga armenët etnikë.
Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për rajonin e Nagorno Karabakut më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.
Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.