Fjalë Kyçe

Vazhdojnë tërmetet në Shqipëri, sot edhe tre lëkundje toke në Korçë

Vazhdojnë tërmetet në Shqipëri, sot edhe tre lëkundje toke në Korçë

Nuk ka paqe toka në Korçë.

Sot janë regjistruar së paku edhe tre lëkundje të tjera tërmeti, duke e çuar në 68 numrin e tërmeteve që janë shënuar në këtë zonë brenda 30 orësh.

IGJEUM ka regjistruar tre goditjet e datës 3, që nisën që pas mesnate, ndërkohë që tjera u shënua në orën 03: 06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.

Ndërkohë që 184 është numri i banesave të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, u evidentuan nga ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova.

Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga Ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira.