Dhjetë persona janë arrestuar këtë të martë nga Policia e Kosovës, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit të kësaj komune, disa zyrtarë por edhe pronarë të kompanive nën dyshimet për dhënie e marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me ndërtimet në Brezovicë.
Policë të shumtë janë ende në objektin e komunës së Shtërpcës teksa aksioni është duke vazhduar ende, njofton Klankosova.tv.
Aksioni që është duke u zhvilluar ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet pa leje në Brezovicë.