Ka vazhduar shkëlqimi i sulmuesit shqiptar Giacomo Vrioni në Bundesligën e Austrisë.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij WSG Tirol në udhëtim te Ried 2-3.
Vrioni e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë si gjithmonë, derisa gjeti golat në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht shqiptari shënoi në minutën e 82-të për të barazuar shifrat në 2-2.
Ndërkohë për golin e fitores Vrioni u përkujdes në minutën e 94-të duke i siguruar tri pikë të mëdha Tirolit në udhëtim te Ried, transmeton telegrafi.
23-vjeçari me këta dy gola ka shkuar në kuotën e 12 golave në kampionat dhe ka katër më pak se top shënuesi Karim Adeyemi.
Kujtojmë se sulmuesi shqiptar tek skuadra austriake është i huazuar nga gjiganti italian Juventus.