Fjalë Kyçe

Vazhdon situata e rënduar me COVID-19 në Kosovë: 20 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon situata e rënduar me COVID-19 në Kosovë: 20 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 20 raste të vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 932 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 7.384 mostrave, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Shifrat janë më të ulëta se të dielën, ku u raportua për 36 të vdekur.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 962 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 26.525.