Fjalë Kyçe

Vazhdon tradita: Bajrami e bën Sekretar të Përgjithshëm në ministri njeriun e LDK-së

Vazhdon tradita: Bajrami e bën Sekretar të Përgjithshëm në ministri njeriun e LDK-së

Nuk ka rendësi se kush vije në pushtet, tradita e emërimeve në baza partiake tashmë është bërë traditë. Ministrja Hykmete Bajrami e bën U.D të Sekretarit të Përgjithshëm në MASHT njeriun e LDK’së.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka emëruar Agim Berdynën U.D të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit.

Përkundër që në këtë ministri, sekretari i deritashëm, Ekrem Kastrati ka qenë në gjysmë të mandatit, kjo nuk e ka penguar ministren Bajrami të emërojë U.D të Sekretarit një zyrtar të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Vendimin mund ta shihni në dokumentin e mëposhtëm.

Agim Bërdyna ka qenë me herët zv-ministër i Arsimit, i propozuar nga LDK. Po ashtu anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.