Fjalë Kyçe

Vazhdon tradita e lojës me kapuça në Kaliçan të Istogut

Vazhdon tradita e lojës me kapuça në Kaliçan të Istogut

Në Kaliçan të Istogut u mbajt sot kampionati i dytë i Lojës me Kapuça.

Pjesë e këtij organizimi ishin ekipe nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa qëllimi i tij ishte mbrojtja dhe trashëgimi i kësaj loje tek brezat e rinj.

Nuk munguan as pijet, ushqimet tradicionale e vallja me daulle.

Për më të mirët pati edhe mirënjohje e shpërblime ndërsa gara u mbështet nga Komuna e Istogut e Ministria e Kulturës.