I arrestuari me iniciale A.S., nuk ka pranuar të deklaroj asgjë në lidhje me rastin, vdekjen e vajzës 18 vjeçare, të cilën dyshohet se bashkë më një person tjetër, ta kenë dërguar pa shenja jete ditën e djeshme ne Emergjencën e Ferizajt.
“Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të pandehurin A.S.
Megjithatë, Hysiqi, ka thënë se do refuzoj ta mbroj të dyshuarin, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit.“Bile unë as nuk do ta mbroj fare pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjejë një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë Avni Hysiqi.