Fjalë Kyçe

Vdekja e 38 vjeçarit, Kryeziu i VV-së rrëfen komunikimin e fundit që pati me të

Vdekja e 38 vjeçarit, Kryeziu i VV-së rrëfen komunikimin e fundit që pati me të

Sot ndërroi jetë Fatos Shasha, vëllau i Demush Shashës i cili është drejtor në Institutin “Epik”.

Fatosi që ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19, ishte mik i mirë me zyrtarin e VV-së, Taulant Kryeziu.

Ky i fundit në Facebook ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e Fatosit.

“Sot kampioni humbi sfidën më të vështirë të jetës së tij, familja humbi shtyllen e saj, ndërsa une humba shokun, vëllaun, bashkëbiseduesin e ashpër tek i cila mund të gjeja mbështetjen përherë, të gjithë që e njohëm humbëm një njeri të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot kampioni humbi sfidën më të vështirë të jetës së tij, familja humbi shtyllen e saj, ndërsa une humba shokun, vëllaun, bashkëbiseduesin e ashpër tek i cila mund të gjeja mbështetjen përherë, të gjithë që e njohëm humbëm një njeri të jashtëzakonshëm. Mesazhin e fundit që shkëmbeva me te ishte sot në mengjes ku une ju drejtova në humorin tonë që e kemi pas cdo here “ mashkull se shpejti të pres me t’pa se ska limë që të han ty”, përgjigjen ma kthej me një buzëqeshje që doli të jetë e fundit mes nesh. Ja qe këtë herë kampioni iku duke na lënë të gjithëve thellë të lënduar.
Demush vëlla, bëhu i fort se jeta të provon edhe me dhimbje të tilla. Do më kesh në krah çdo hap, sepse Flama ka qenë po aq sa vëllau yt edhe i imi.
Ngushellime familjes!.