Fjalë Kyçe

Vdekja e ish-drejtorit në Deçan: Policia thotë se kishte plagë në gjoks nga arma e zjarrit

Vdekja e ish-drejtorit në Deçan: Policia thotë se kishte plagë në gjoks nga arma e zjarrit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj.

Sipas raportit i njëjti është gjetur i shtrire në oborrin e shtëpisë së tij, me një plagë në gjoks nga arma e zjarrit.

I njëjti ka ndërruar jetë më pas në Spitalin e Pejës.

Policia është duke e hetuar rastin.

Më poshtë raporti i plotë:

Deçan, 18.03.2021 – 07:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.