Fjalë Kyçe

Vdekja e nëntëvjeçares, sqarohet Pediatria: S’pati neglizhencë, trajtimi u bë me aprovimin e prindërve

Vdekja e nëntëvjeçares, sqarohet Pediatria: S’pati neglizhencë, trajtimi u bë me aprovimin e prindërve

Një nëntëvjeçare ka vdekur mbrëmë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës është e hetuar rastin si “vdekje e dyshimtë” teksa në raportin 24 orësh të tyre u bë e ditur se rastin e raportoi nëna e saj pasi dyshon se nga neglizhenca e mjekëve ka ndërruar jetë nëntëvjeçarja, njofton Klankosova.tv.

Klinika e Pediatrisë nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se nga ana e tyre nuk pati neglizhencë dhe se i gjithë trajtimi u bë me aprovimin e prindërve.

“Klinika e Pediatrisë sqaron se fëmiu fillimisht ishte pranuar në Repartin Covid-19, për shkak se ka rezultuar pozitiv për COVID. Pas ekzaminimeve shtesë vërtetohet se fëmiu ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë njoftohen prindërit. Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmiu fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm. Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmiut”.

“Për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre”.

Tutje, thuhet se janë duke pritur rezultatet e obduksionit dhe se do të ofrojnë bashkëpunim për hulumtimin e rastit.

“Tashmë, jemi në pritje të rezultatit nga Mjekësisë Ligjore. Klinika e Pediatrisë, do të ofrojë gjithë bashkëpunimimin e nevojshëm për hulumtimin e rastit nga organet kompetente”.