Fjalë Kyçe

Vdekja e shtatzënës nga Gjakova, asnjë nga familjarët e saj nuk është prekur me coronavirus

Vdekja e shtatzënës nga Gjakova, asnjë nga familjarët e saj nuk është prekur me coronavirus

Sot një 40-vjeçare shtatzënë nga Gjakova, bashkë me foshnjën në barkun e saj, vdiqën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Tashmë të ndjerës i ishin bërë tri testime me dyshimet për coronavirus, dy të parat kishin rezultuar negative, ndërkohë në testimin e tretë kjo zonjë ishte diagnostikuar si e infektuar me COVID-19.
Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me këtë grua, rrethi i ngushtë i familjes e mjekët e QKUK-së kanë rezultuar negativë në testin me COVID-19.
Kështu ka deklaruar për Reporteri.net, drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

“Familjarët e zonjës janë të izoluar. Një pjesë e tyre kanë rezultuar negativ fatmirësisht. Rrethi i ngushtë, pra rrethi i parë i zonjës, e cila ka ndërruar jetë ka rezultuar negativ”, ka deklaruar Kolaj për Reporteri.net.

Ai ka treguar se deri më tani janë gjithsejt 16 raste me coro9navirus në Gjakovë, përfshirë këtu edhe të ndjerën.
“Deri tani 16 raste janë pozitiv me coronavirus në Gjakovë. 8 janë shëruar, 7 ende janë duke u shëruar, gjendja e të cilëve është stabile, kurse një ka vdekur, pra gruaja shtazënë që vdiq sot”, ka deklaruar ai.

E ndjera kishte qenë shtatzënë në javën e 28-të. Ky rast e ka çuar në 16 numrin e personave të vdekur nga coronavirusi në Kosovë.