Njerëzimi e ka më të mundshme arritjen e pavdekësisë sesa të gjej kuptimin e jetës. Pavdekësia e zgjatja e jetës janë madje shumë të mundshme, e kjo e fundit edhe është arritur. Kështu deklaroi profesori dhe fizikani Shukri Klinaku, duke theksuar se njeriu është në gjendje ta ndihmojë vetveten në këtë aspekt.
Ai tha se konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe jetesa nën ligje të drejta, e mundësojnë këtë.
“Është e mundshme. Unë mendoj edhe që njeriu më parë do të arrijë pavdekësinë, sesa ta spjegojë kuptimin e jetës së vet. Njëra është zgjatja e jetës, gjë që ka ndodhë, është fare e mundshme”, tha ai.
Sipas tij, në rast se njeriu jeton me rregull, organizimi i tij i ka predispozitat që të jetojë 170-180 vjet.
Rrugë tjetër e arritjes së pavdekësisë, sipas profesorit, është edhe rigjenerimi apo zëvendësimi i organeve.