Fjalë Kyçe

Vdekje e dyshimtë e 29-vjeçarit në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë e 29-vjeçarit në Prishtinë

Një 29-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Prishtinë e vdekja e tij nga Policia e Kosovës po hetohet si e dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, e cila shtoi se informatën e kanë marrë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

“Kemi marrë informatën për dyshimin se në një shtëpi në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë gjendet një trup i pajetë. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndërmarrjen e vepimeve konform situates. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë mundësuar depërtimin brenda shtëpisë në fjalë ku edhe është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli 29 vjeç”, tha Ahmeti për Koha.net.

Ajo tutje tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor po vazhdojnë hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje me qëllim të sqarimit të plotë të saj.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.